Një familje nga qyteti i Ferizajt ka vendosur që festën e Pavarësisë së SHBA-së ta presë në një mënyrë të veçantë.

Duke qenë se kjo familje jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dekorime të shumta të të gjithë ambientit të shtëpisë së tij në Kosovë, ku janë parë të dominojnë ngjyra të flamurit amerikan, kryefamiljari dhe organizatori i kësaj ndeje tha se pret sonte që në shtëpinë e tij të pranojnë rreth 200 mysafirë, të afërm e familjarë të cilët sipas tij nuk i ka takuar për pothuajse 30 vjet, transmeton Klan Kosova.