Një qytetar i shqetësuar nga Munich-u i Gjermanisë ka lajmëruar menjëherë policinë pasi ka parë një letër në formë të aeroplanit në të cilën thuhej se autori i saj po mbahej peng.

Në letrën në formë të aeroplanit shkruhej:

“Ndihmë, unë po mbahem peng, më lironi”, duke e treguar edhe adresën.
Mirëpo, në realitet “pengu” ishte diçka më pak dramatike se që ishte menduar fillimisht nga policia.

Kur policia shkoi në adresën e shënuar e kuptuan se letra ishte shkruar para disa vitesh nga një 9 vjeçar, të cilit prindërit ia kishin ndaluar të dal për të luajtur pas orës 8 të mbrëmjes, raportojnë mediat lokale, përcjell gazetametro.net.

Policia kishin shkruar në raport së fëmija i kishte shpëtuar “pengmarrjes”

Loading...