Federer është kualifikuar në finale të Wimbledon për herë të 11 në karrierë, pasi e mposhti Berdych 7-6 7-6 6-4.

Tenisti zviceran, Roger Federer, është kualifikuar për herë të 11 në finale të Wimbledon për meshkuj, i cili eliminoi finalistin e vitit të kaluar, Tomas Berdych.

Federer e mposhti çekun 7-6 7-6 6-4 dhe në finale do të përballet me Marin Cilic, ku do të kërkojë trofeun e tetë në karrierë të garës më prestigjioze në këtë sport