Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS, Fatos Nano shfaqet sërish para publikut shqiptar. Përmes këtyre fotove Nano është shfaqur në një restorant në Shkodër, i cili ndodhet pranë urës së Bunës.

Siç edhe duket qartë, Fatos Nano është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano dhe një tjetër person, i cili është ulur në tryezën e çiftit Nano rreth 10 minuta pasi ata kanë rezervuar.

Megjithatë, i veshur sportiv dhe me një cigare në dorë po shijon një drekë në një restorant të njohur të zonës, ndërsa në takimet me miqtë e tij nuk mungon as Xhoana Nano.

Ish-kreu i PS u aktivizua publikisht në mbështetje të kryeministrit Rama pak para zgjedhjeve, përmes disa statuseve dhe mesazheve virtuale, lidhur me destinacionin që duhet të kishte “timoni” i kreut aktual të socialistëve.