Asuman shkon në shtëpinë e Dilarës për t’i marrë para duke e shantazhuar se do t’i tregojë Ozanit të vërtetën, se kush është i ati. Harun mbërrin në kohë dhe dëbon nga shtëpia Asunë. Dilara tronditet që të gjithë e dinë të vërtetën. Xhihani thërret komisarin në rmën e tij dhe i kërkon të kontrollojnë për çdo gjë të jashtëligjshme.

Xhihan hedh dyshimet rreth Harunit. Dilarës i kujtohet Hazalli. Hazall mendon se Dilara nuk e ka dashur ndaj e ka harruar aq lehtë. Dilara shkon menjëherë në shtëpinë e Hazallit dhe i kërkon falje. Ajo e fal. Mithat bëhet xheloz për Damirin dhe i bën Hazallit skenë xhelozie.

Xhansu i tregon Denisit të vërtetën për Ozanin ndërsa ai kujton situatën e tij të ngjashme. Damir bëhet xheloz për Mithatin dhe vihet në kërkim të të dhënave rreth tij. Xhansu paralizohet sërish dhe humb kontrollin e karrocës. Denis dëgjon të qarat e Xhansusë. Karroca bie në pishinë por fëmijën e kishte marrë më parë Kerimani. Xhansusë i bie të kët.

Denis u kthen Emrenë punonjësve socialë. Në lajme shpërthen skandali i familjes që ka shitur fëmijën për para. Dilara mban afër Harunin dhe Allazin edhe pse ende nuk i kujtohen. Hazall përpiqet t’i shmanget Damirit. Harun përsërit skenën e dasmës së tij me Dilarën. Damir i shkon Hazallit në shtëpi kur ajo i shmanget duke i thënë se është e sëmurë. Hazall gëzohet.

Njeriu i Damirit ndjek pas Mithatin dhe e shikon në polici. Denis i shkruan një letër ndarjeje Xhansusë dhe ikën nga shtëpia. Ekrem mëson se Xhandan i ka shitur shtëpinë pa i thënë gjë. Xhihan mëson se Harun është bërë ortak me Damirin. Ozkan i tregon Ozanit se Asu është e dyshuar për vrasje. Calltaj ndjek pas Damirin dhe kupton se ai është vënë pas Hazallit.

T mobile In article [4]

Dilara kujton Allazin dhe Damirin. Policia merr në pyetje Harunin. Dilara refuzon të largohet nga shtëpia kur Xhihani i kërkon të shpërngulet për çështje sigurie. Ozan heq dorë nga idea për të ndihmuar Asunë pasi nuk do që të ndihmojë më Dilarën. Asu mëson se Xhandanin e kanë vrarë. Komisari lë në zyrë Harunin me avokatin dhe i përgjon bisëdën për t’i futur në kurth. Kriminelët vihen në kërkim të Asus. Ajo arrin të arratiset dhe i kërkon ndihmë Damirit duke i thënë të vërtetën.

Xhansu nuk ha. Xhani sëmuret dhe Keriman detyrohet të lërë vetëm Xhansunë. Dilarës i kujtohet çdo gjë rreth Allazit. Xhihani është i mërzitur për gjendjen e Dilarës. Rahmi nxhehet me Xhihanin që ka ende shpresa për Dilarën, pas gjërave që ajo i ka bërë. Xhihan i shkon Xhansusë në shtëpi dhe e gjen pa ndjenja pasi ka pirë ilaçe. Xhihan e dërgon në urgjencë.

Hazall bën një aksident të lehtë me makinë. Ajo i kërkon ndihmë Xhihanit por ai e injoron. Hazall bëhet xheloze për Xhansunë. Policia rrugore ndalon Ozanin pasi ishte i pirë në timon. Ai i bën rezistencë ndaj e arrestojnë. Xhihan nuk i përgjigjet telefonatës së Ozanit. Xhansu zgjohet dhe i kërkon Xhihanit të mbajë sekret tentativën e saj për vetëvrasje./revistawho/

Global