Luana Vjollca është një nga vajzat më të njohura e të komentuara të shoubizit shqiptar, shkruan Artistët Shqiptarë.

Ajo dje ka publikuar hitin e saj më të ri të titulluar “Benzina”.

E sigurisht që nuk munguan edhe përkrahja e madhe nga fansat e saj, e po ashut edhe nga miqtë e familjarët.

Por, është e mundur që të gjithë të mos e pëlqejnë projektin e saj.

E kështu ka ndodhur edhe me faqen më të madhe në Instagram “Vipat e Bllokut” me të cilët tashmë jemi mësuar duke i demaskuar e përqeshur VIP-at tanë.

Kështu ka ndodhur edhe me këngën e Luanës, ku pak minuta sa doli ata e tallën keq duke shkruar “Këngë tjetër nga Luana?” dhe përcjell me disa emoji të pa dëshiruar.

Si duket nuk e pëlqejnë edhe shumë Luanën si këngëtare.