Balerina e mirënjohur me famë jo vetëm në Shqipëri por dhe më gjerë, Klaudia Pepa ka marrë komente negative kur zgjodhi të postojnë një foot me bikini nga plazhet e Italisë, vetëm disa ditë pas konfirmimit të ndarjes nga Albi Nako.

Duket se ky ‘relaks’ nuk i ka pëlqyer ndjekësve të saj të cilët janë shprehur se një foto e tillë është e pavend kur ndërkohë ka vetëm pak kohë që është ndarë nga balerini tjetër i njohur.

“Çdo histori e ka një fillim e një fund, nuk është fundi i botës. Në një raport në dy faji gjithmonë është it ë dyve”, i është përgjigjur balerina një komentuese në “Instagram”.

Më herët ka qenë nëna e Klaudias e cila ka kërkuar që të mos përdhoset emri it ë bijës, dhe se ish-bashkëshorti duhet të luajë rolin e tij duke mos e lejuar këtë gjë.

Comments are closed.