Kumanovë, 25.07.2017 – Grup vullnetarësh të EVN Maqedoni punuan në rregullimin dhe zbukurimin e oborrit të qendrës rajonale për persona me aftësi të kufizuar intelektuale – „Poraka Nasha” në Kumanovë. Me këtë, edhe oficialisht filloi projekti i ri „EVN Vullnetarizon”, i cili përfaqëson seri aktivitetesh që do t’i përfshijnë të gjithë të punësuarit që kanë dëshirë të kryejnë punë vullnetare në të gjithë vendin.

Sot, vullnetarët të gjithë kohën e punës i’a përkushtuan rregullimit hortikulturor, ngjyrosje të gardhit dhe pastrim të hapësirës së oborrit të qendrës rajonale – „Poraka Nasha”. Në aktivitete morën pjesë z. Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues i EVN Maqedoni dhe kryetari i sindikatës së kompanisë, z. Robert Simonoski.

„Është kënaqësi t’a shpall fillimin projektit të ri të EVN „EVN Vullnetarizon”. Ne jemi duke e vendosur përgjegjësinë shoqërore të korporatës në nivel krejtësisht të ri, me qëllim të ngritjes së vetëdijes në mesin e kompanive, institucioneve dhe madje edhe individëve.” tha z. Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni. „Duhet të luftojmë derisa të arrijmë nivelin e ndërgjegjes që do të n’a ndihmojë të kuptojmë se ndihma finansiare është e rëndësishme, por ekzistojnë disa gjëra që duhet bërë me veprimin e njeriut. Mbështetja e njëri tjetrit dhe të qenurit aty për dikë, jep shpresë dhe është një eksperiencë jetësore dhe mirësi.” shtoi Peter.

Aktivitetet e vullnetarëve të EVN nuk do të ndalojnë këtu dhe sot, por do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhëshme në më shumë rajone dhe qytete të vendit.

Gjatë 10 viteve të fundit, EVN Maqedoni ka dëshmuar se përgjegjësia shoqërore e korporatës është vendosur si një nga qëllimet kryesore dhe afatgjate të kompanisë. Përkushtimi dhe suksesi në këtë fushë janë të pranuara nga komuniteti. EVN është fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve të kategorive të ndryshme si: Investime në Komunitet, Marrëdhënie të Tregut, Menaxhim Etik, Marrëdhënie me Punonjësit dhe Mjedisi Jetësor.

T mobile In article [4]