Më shumë se 330 pjesëtarë të forcave policore nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Europoli mëngjesin e sotëm realizuan 35 bastisje nëpër shtëpi dhe arrestuan 30 anëtarë të një grupi, i cili merret me krim të organizuar, e i cili është i përzier në një kontrabandë ndërkombëtare të drogës dhe larje parash, njoftoi sot Europoli.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa në një të ardhme të afërt priten edhe arrestime të reja, shtohet në kumtesë.

Njëkohësisht investiguesit identifikuan dhe konfiskuan mjete në vlerë prej pesë milionë euro në Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë dhe Britani të Madhe, që është rezultat i hetimit të komplikuar ndërkombëtar, i kryesuar nga Gjermania, Italia dhe Spanja, me mbështetje të Europolit.

Ky hetim ishte i fokusuar në grupin e organizuar kriminel, i cili është aktiv në më shumë vende evropiane, ndërsa hetimin e mbështeti edhe Shërbimi evropian për bashkëpunim gjyqësor (Euroxhast). f