Europoli ka njoftuar se 66 persona janë arrestuar për shkak se kanë bërë tregti me mish të kalit të papërdorshëm për konsumim njerëzor dhe se ka konfiskuar llogari bankare, prona dhe makina luksoze pas një hetimit ndaj skandalit me ushqim që i tronditi konsumatorët evropianë.

Testimet e kryera në Irlandë në vitin 2013 kanë treguar se mishi në disa produkte të cilësuara si mish lope, në fakt ishte 100 për qind mish i kalit, transmeton Express.

Policia spanjolle nisi ta hetojë një grup i cili i therte kuajt spanjollë dhe portugezë që ishin shumë të vjetër apo në gjendje shumë te keqe për konsumim njerëzor, duke i falsifikuar dokumentacionet dhe dërguar ata në Belgjikë, transportuesin e madh të mishit të kalit në Bashkimin Evropian.

Europol ka thënë se 65 persona u arrestuan në Spanjë, dhe i dyshuari kryesor, një qytetar danez, u arrestua në Belgjikë.

Global