Shkruan: Qenan Aliu

Mosshfrytëzimin e këtij shansi drejt integrimeve qytetarët nuk do të na falin ka pohuar Bujar Osmani. E vërtetë, qytetarët jovetëm se nuk do ti falin mashtrimet por edhe nuk do të lejojnë të mashtrohen më. Poqëse bëjmë një retrospektvë të gjithë zv/kryeministrat që ushtruan detyrën e digasterit për Eurointegrime luajtën rolin e POSTIERIT. Thënë të vërtetën pesë udhëheëqës të këtij departamenti u larguan nga detyra duke mbetur të ngopur me udhëtime,fllade,shopingje e brifingje. Këtë dekadë e para pati rastin që të largohet nga detyra për shkaqe shëndetësore mbase pas pak edhe ndëroi jetë. Në shikim të parë, u mundua profesionalisht ta zbatojë detyrën si apartiake por kur nuk e tha të vërtetën se kryeministri i atëhershëm nuk e ka mendjen kah perendimi.

Pas saj vajtën edhe dy të tjerë , u shterën ashtu than vetë dhe dhanë dorëheqje, por edhe këta kur nuk e than troç se kot është kjo punë Nikolla Gruevski nuk e ka mendjen seriozisht kah eurointegrimet. Më pastaj pasoi Fatmir Besimi, thjesht luajti rolin e një postieri të saktë pa ju thënë troç shqiptarëve se Nikolla nuk po e ka mendjen andej. Fatmir Besimi këtë detyrë e ushtroi me poltronizëm të theksuar ndaj Gruevskit por edhe si një birokrat duke shitur mjegulla aq të dendura saqë ata që nuk njohin rrjedhat e politikës do të mendonin se ky djalosh ishte më i mençuri i Evropës. Pastaj pasoi Teuta Arifi, poashtu me mashtrime e egzagjerime . Ia filloi me gjoja fazën ,, negociata të nivelit të lartë,, por kur pa u treguar troç qytetarëve se në nivelin më të lartë për të prosperuar integrimi më në fund duhet të vendos Nikolla Gruevski dhe se ate se pyet kush.

Edhe Teuta u largua nga ky post me arsyetimin se po kandidohet për të parën e Tetovës. Dhe tani së fundi këtë detyrë po e pason Bujar Osmani. plot entuziazëm, madje ka shpallur ,,gjendje të jashtëzakonshme ,, në digaster për të punuar 24/7, promovon plani 3-6-9 etj etj , por ky nuk e ka alibinë se kryeminstri nuk e ka mendjen kah perendimi, negociatat do të prosperojënë nëse dhe vetëm nëse zbatohen reformat, e reformat janë të notuara në rraportin e Pribesë. Po su bënë këto arsyetim nuk ka , andaj qytetarët jovetëm se nuk do të falin më, por do ti ndëshkojnë me votën e lirë edhe më keq !