Neymar nuk ka fjalë të përshkruajë talentin e jashtëzakonshëm të Leo Messit.

Ylli i Barcelonës, Neymar, ka lavdëruar Leo Messin, duke thënë se është vështirë të shpjegosh se cka e bën atë lojtarin më të mirë në botë.

 “Ju nuk mund të thoni me të vërtetë se cka e bën Messin më të mirin në botë”, tha braziliani.

“Ai është i jashtëzakonshëm, i shpejt, inteligjentë, finalizues i mirë, mund të driblojë si askush tjetër me shpejtësi dhe hapësira të ngushta. Është thjesht magjik”, shtoi Neymar.

“Afërsia me Messin më ka bërë edhe mua më të mirë profesionalisht. Ta shikoj atë në stërvitje, zhveshtore, sa serioz është – më ndihmon të rritem. Jam i lumtur të kem atë shok, dhe idhull”, theksoi mes tjerash Neymar