Drejtoria për të Ardhura Publike paralajmëron se do të bëjë monitorim të përforcuar në qarkullimin pagesor para manifestimeve të ardhshme sportive dhe kulturore të karakterit argëtues dhe u bëjnë thirrje obliguesve tatimor të nxjerrin llogari fiskale.

DAP këtë fundjavë kreu kontroll me ç’rast janë përfshirë 195 objekte prej të cilave tek 32 janë konstatuar parregullsi, dhe disa prej tyre edhe janë mbyllur.

Në Shkup janë kontrolluar 34 objekte, parregullsi ka pasur në 11, në Manastir 14, parregullsi në 3 prej tyre, Ohër 16 dhe parregullsi tek një objekt, Kavadar dhe Negotinë 37 dhe parregullsi tek 5, në Tetovë prej 24 objekteve parregullsi ka pasur tek 4, në Kumanovë 28 dhe parregullsi tek 4 dhe në Gjevgjeli dhe Dojran 25 me parregullsi tek 3 objekte hotelierike.

Sot në konferencë për shtyp drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska informoi se në bazë të të dhënave të cilat merren në bazë ditore, janë konstatuar lëshime të konsiderueshme tek një kategori e caktuar e obliguesve tatimor posaçërisht sektorin shërbyes, si hotele, hostele, motele, restorante, kafene, bare, transport dhe të tjera.

“Është e palejuar që objekte me renome dhe atë në qendër të Shkupit t’i bëjnë bisht sistemit”, tha Llukarevska.

Sqaroi se karakteristike janë dukuritë në veprimtarinë hotelierike ku konsumatorëve u jepen të ashtuquajtura llogari kompjuterike, përkatësisht llogari të cilat shtypen nga një printer i zakonshëm përmes ekzistimit të një sistemi paralel.

Ajo shtoi se tentime për t’i bërë bisht ligjit ka edhe me përdorimin e aparateve të vjetra fiskale, të cilët janë çlajmëruar, ndërkaq të cilët ishin në prëdorimk deri më 31 janar të vitit 2015.

Në kontrollin e kryer këtë fundjavë, DAP vizitoi 195 objekte prej të cilave tek 32 janë konstatuar parregullsi, me ç’rast disa prej tyre edhe janë mbyllur.

Drejtoresha e re në konferencën e sotme për shtyp tha se angazhimet dhe veprimet e saja do të kahëzohen drejt përforcimit të transparencës dhe profesionalitetit të shërbimit tatimor dhe para së gjithash në luftën joselektive të mospaguesve, ndërkaq në interes të qytetarëve dhe shtetit.