Tani për tani nuk ka pëlqim për vazhdimin e operacionit në Detin Mesdhe “Sofia” të marinave ushtarake të vendeve anëtare të BE-së, konfirmoi sot zëdhënësi i Shërbimit evropian për Punë të Jashtme.
Mandati i operacionit skadon më 27 korrik.
Negociatat janë në vijim akoma dhe duhet të përfundojnë në atmosferë të qetë, sqaroi zëdhënësi.
Sipas pjesëmarrësve në Këshillin e djeshëm të BE-së për punë të jashtme, të gjitha shtetet e BE-së janë ankuar për mungesë të qasjes në ujërat territoriale libiane.
Përfaqësuesit e Belgjikës ditëve të fundit në mënyrë transparente u prononcuan se vendi i tyre do të tërhiqet nga operacioni, nëse nuk sigurohet qasje në bregun libian.
Kjo është e domosdoshme që të munden emigrantët të cilët “janë shpëtuar” në Detin Mesdhe të mos transferohen në BE, por të kthehen mbrapa në Afrikë.
Operacioni u kritikua edhe në raportin e Parlamentit britanik, si dhe prej autoriteteve libiane. Deputetët britanikë vlerësuan se operacioni, filloi para dy vjetësh, nuk arriti asnjë prej dy qëllimeve kryesore – ndërprerjen e aktiviteteve të kontrabanduesve dhe parandalimin e rasteve të vdekjes me emigrantët.
Autoritetet libiane precizuan se sistemimi i anijeve ushtarake 20 milje nga bregu i tyre “emigrantët e shpëtuar” i detyron familjarëve të tyre t’u tregojnë se rruga është e sigurt.
Këshilli i BE-së dje u prononcua se kontrabanduesit i mashtrojnë emigrantët nga Afrika të hipin në barka nga bregu libian me premtime se 20 milja në det do të “shpëtohen” nga anijet, pjesëmarrëse në operacionin “Sofia”.
Sipas të drejtës ndërkombëtare detare, kur një ekuipazh do të vërejë aksident me një objekt lundrues në ujërat ndërkombëtare, duhet t’u ofrohet ndihmë dhe t’i dërgojnë në një breg të sigurt. Për shkak të mospasjes qasje në ujërat territoriale libiane, anijet evropiane emigrantët i çojnë në BE, zakonisht në Itali.