Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e përforcoi retorikën e tij antiperëndimore para takimit të sotëm të shefit të diplomacisë turke Mevlut Çavushogllu dhe përfaqësuesve lartë të pozicionuar të Bashkimit Evropian, duke deklaruar se përfundoi koha e Turqisë së dëgjueshme, e cila i përulet çdo kërkese perëndimore, transmetuan mediat amerikane.

Arrestimet nga java e kaluar e grupit të aktivistëve nën aktakuza të lidhura me terrorizmin, midis të cilëve edhe një shtetas gjerman, e eskaluan kontestin diplomatik midis Turqisë dhe Gjermanisë. paraprakisht Turqia arrestoi një gazetar me shtetësi turke dhe gjermane nën akuzën se spiunon dhe u ndihmon kryengritësve kurdë.

“Perëndimi dëshiron që Turqia t’i përmbushë të gjithë kërkesat e tyre pa parashtruar pyetje…më vjen keq, por Turqia e këtillë më nuk ekziston”, deklaroi Erdogan në takimin me deputetët e Partisë qeveritare të së Drejtës dhe Zhvillimit.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu dhe ministri për BE-në Jomer Çelik, sot në Bruksel duhet të takohen me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini dhe me eurokomisarin për zgjerim Johanes Han.

Kandidatura shumëvjeçare e Turqisë për anëtarësim në BE gjatë kohë është ngrirë dhe nuk tregon shenja për progres, vërejtën mediat amerikane.

T mobile In article [4]

Aktivistët sot i bënë thirrje Bashkimit Evropian që takimin e sotëm me ministrin turk ta shfrytëzojnë për presion ndaj Ankarasë për lirimin e kolegëve të tyre, të cilët u arrestuan në kuadër të fushatës së autoriteteve turke ndaj opozitës pas tentimit për grusht shtet vitin e kaluar.

Sekretari i përgjithshëm i Amnesti interneshenell Salil Sheti, u dorëzoi peticion përfaqësueses së lartë të BE-së Federika Mogerini dhe Johanes Han.

Pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet nga 15 korriku vitin 2016 në Turqi u arrestuan mbi 50.000 persona, duke prëfshirë edhe gazetarë dhe deputetë opozitarë. Kritikët deklarojnë se represionet fillimisht kanë qenë të orientuara drejt personave të dyshuar në lidhje me tentimin për grusht shtet, por pastaj u zgjeruan edhe ndaj oponentëve qeveritarë.

Turqia kandidaturën e saj për anëtarësim në BE e dorëzoi para tre dekadave, ndërsa negociatat për anëtarësim i filloi në vitin 2005. Por, nga 16 kapituj të negocimit për çështje të ndryshme, që variojnë nga lëvizja e kapitalit e deri te siguria e ushqimit, vetëm një, edhe atë për shkencë dhe hulumtime, deri në këtë moment është mbyllur.

Bisedimet e sotme në Bruksel pritet të përfshijnë një sërë çështjesh, duke i përfshirë inkuadrimin e Turqisë në BE, emigrimin, kërkesën e Turqisë për regjim pa viza për qytetarët e saj, lufta kundër terrorizmit dhe lidhjet energjetike dhe tregtare.

Global