Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Turqia dëshiron që sa më shpejt që është e mundur të fillojë me ndërtimin e centralit të dytë të planifikuar bërthamor në Sinop në bregdetin e Detit të Zi, ndërsa tashmë filloi edhe me punën e projektit për planifikimin e centralit të tretë bërthamor. 

Erdogani gjatë Kongresit Botëror të Naftës në Stamboll theksoi se Turqia është e gatshme që të shqyrtojë projekte të reja, duke përfshirë edhe sistemin për shpërndarjen e gazit në pjesën lindore të Detit të Zi edhe në Irak.