Në bisedën telefonike mes Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, ka patur shkëmbime të ideve rreth tensioneve në lidhje me Katarin, si dhe është theksuar se ulja e tensioneve sa më parë, zgjidhja e problemeve me negociata janë të rëndësishme nga pikëpamja e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Turqisë është njoftuar se Erdoğan ka kryer një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Trump.
Në bisedën ku është diskutuar për marrëdhëniet në industrinë e mbrojtjes dhe në fushën e ekonomisë, bëhet e ditur se janë shkëmbyer pikëpamjeve rreth krizës mes Katarit dhe disa vendeve arabe, ku është theksuar se ulja e tensioneve sa më parë, zgjidhja e problemeve me negociata janë të rëndësishme nga pikëpamja e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.
Presidenti Erdoğan me rastin e bisedës ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë për të kundërshtuar të gjitha format e terrorizmit, duke përfshirë PKK-në, FETÖ-n dhe DEASH-in.
Ndër të tjera bëhet e ditur se dy liderët janë dakorduar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit si dhe parandalimin e financimin e tij.
Ndërsa në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me bisedën Erdoğan-Trump është theksuar se “presidenti Donald J. Trump ka biseduar me presidentin Recep Tayyip Erdoğan shumë çështje duke përfshirën edhe rrugët e zgjidhjes së mosmarrëveshjes e cila vazhdon në Gji mes Katarit dhe fqinjëve të tij arabë. Presidenti Trump ka vënë theksin në rëndësinë për rritjen e përpjekjeve të të gjithë aleatëve dhe partnerëve në luftën me terrorizmin dhe ekstremizmin e çdo forme.”
Gjithashtu bëhet e ditur se biseda mes dy liderëve ka zgjatur afërsisht 40 minuta.