Ankaraja zyrtare ka tërhequr lejen e dhënë ligjvënësve gjermanë për të kontrolluar trupat e vendosura në një bazë ushtarake të NATO-s në Konia,  në jugperëndim të Turqisë.

Vendimi i minutës së fundit nxiti zemërim në Berlin, aq sa shumë nga deputetët  sugjeruan që të tërhiqnin nga baza turke të gjithë kontingjentin ushtarak.

“Ankaraja kërkoi shtyrjen e vizitës së parashikuar të hënën në bazën e NATO-s që ndodhet në Konia (qendër të Turqisë), ku rreth 30 ushtarë gjermane ndodhen aty, duke e gjykuar të pamundur për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara aktualisht me Berlinin”, njoftoi në një komunikatë ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

“Në fakt, është njësoj sikur të na hiqnin të drejtën e vizitës”, theksoi Ëolfgang Hellmich, presidenti socialdemokrat i komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag, dhoma e ulët e Parlamentit gjerman.

Ky vendim shton tensioneve mes Ankarasë dhe Berlinit, që janë rritur që prej grushtit të shtetit të dështuar kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan më 15 korrik 2016