Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të “Samitit të Liderëve G20” u takua me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidentit Erdoğan vazhdon takimet dypalëshe në ditën e dytë të Samitit të Liderëve G20 të organizuar në qendrën e konferencave ‘Messe’ në Hamburg.
Në ditën e dytë të Samitit, Erdoğan fillimisht u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ky takim zgjati rreth 1 orë, dhe më pas mori pjesë në seancën e tretë të punëtorisë me temën ““Partneriteti me Afrikën, Migrimi dhe Shëndeti”, e cila u zhvillua me dyer të mbyllur për media.
Më pas Erdoğan u takua edhe me presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri dhe presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Erdoğan i cili mori pjesë në seancën e katërt të punëtorisë me temën “Dixhitalimi, Fuqizimi i Grave dhe Punësimi”, zhvilloi një takim edhe me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.