Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje se “15 korriku  është një risi në historinë e demokracisë, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në konferencën me temë “15 korriku si një shkelje e të drejtës së njeriut”, zhvilluar në Dhomën turke të Tregtisë në Ankara.

Pasi theksoi se 15 korriku ka qenë një tentativë pushtimi që është përpjekur të realizohet me dorën e nënkontraktorëve të blerë me një dollar, Erdogan shtoi se “qëndrimi i pamëshirshëm që puçistët treguan ndaj popullit, egërsia që treguan dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qartë qëllimin e tyre të vërtetë”.

“Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën atë natë është 250, ndërsa numri i puçistëve të vrarë vetëm 35. Ja që duhet të mendojmë edhe për këto shifra. Sikur Turqia të mos ishte një shtet ligjor, sikur të mos ishte një vend që mbikëqyr drejtësinë, atëhere të paktën dhjetëra mijëra tradhtarë që kanë marrë pjesë fizikisht atë natë në grushtin e shtetit nuk do të ndodheshin nëpër burgje, por do të ndodheshin nëpër gropa të hapura rastësisht”, deklaroi Erdogan.

Përsa i përket vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme Erdogan theksoi se ”ne do ta heqim gjendjen e jashtëzakonshme kur të përfundojnë të gjitha këto shqetësime, do ta heqim gjendjen e jashtëzakonshme kur të arrijmë objektivin në luftën kundër terrorizmit. Pa mbaruar të gjitha këto askush të mos presë që ne të heqim gjendjen e jashtëzakonshme”.

T mobile In article [4]