Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se për Ankaranë do të jetë ngushëlluese nëse Bashkimi Evropian haptazi thotë se nuk mund ta pranojë Turqinë si anëtare.

Në intervistë për BBC ai theksoi se Turqia është e aftë të qëndrojë në këmbë të veta.

“Nëse BE-ja haptazi thotë – nuk mund ta pranojmë  Turqinë, kjo për ne do të jetë rerthanë lehtësuese. Në atë rast inicojmë plnain B dhe C. Bashkimi Evropian nuk është i domosdoshëm për ne… Jemi të relaksuar”, deklaroi Erdogan.

Presidenti turk hodhi poshtë thëniet për arrestim të 150 gazetarëve dhe sipas tij në paraburgim në Turqi janë vetëm dy persona me legjitimime gazetareske. Përgjigja e tij pasoi në momentin kur autoritetet turke e vazhduan paraburgimin për drejtorin lokal të Amnesti interneshëpnëll dhe për 9 perosna të tjerë që shkaktoi kritika të komunitetit ndërkombëtar. Të arrestuarit janë të dyshuar për anëtarësim në grup terrorist, por nuk thuhet qartë se në cilin.

Erdogan pohon se shumica e qytetarëve të Turqisë nuk dëshirojnë në BE.

“Dikur, kohë më parë, gjatë mandatit tim të parë si kryeministër, Turqia ishte përshkruar si shtet që ka relaizuar revolucion të qetë gjatë samitit të[ liderëve të BE-së. Por, tani, e njejta BE jo vetëm që nuk na thërret në samit të BE-së por edhe na e humbë kohën tonë. E tillë është situata momentale”, deklaroi Erdogan.

“Edhe krahas gjithçkaje, do të vazhdojmë të jemi të sinqertë me BE-në edhe për një kohë. Do të shohim se çka do të na sjellë kjo”, tha presidenti turk.