Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur mbështetjen e tij për Katarin dhe zemërimin për shkak të kërkesave të vendeve arabe të Gjirit Persik, për të mbyllur një bazë ushtarake turke në këtë vend.

Erdogan tha në një intervistë për gazetën gjermane “Zeit”, e cila u publikua sot, se “kjo që po i bëhet Katarit është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Ai tha se kërkesat për mbylljen e bazave turke tregon “mungesën e respektit ndaj Turqisë dhe Katarit”, dhe shtoi se atje ndodhen edhe 9.000 trupa amerikane, por edhe francezë.

“Pse ushtarët u pengojnë sauditëve, ndërsa ata amerikanë jo? Kjo është e papranueshme”, tha presidenti turk.

Ai kritikoi gjithashtu kërkesat për mbylljen e shtëpisë mediale “Al-Jazeera”, duke thënë se Ankaraja “në çdo mënyrë do ta mbështesë Katarin”, pasi të dy vendet  “ndajnë të njëjtat vlera dhe kanë marrëdhënie të mira”.