Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbërriti të hënën në Katar në pjesën e fundit të një turneu në shtetet e Gjirit, pasi paraprakisht qëndroi në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas planifikimeve, Erdoğan do të zhvillojë një takim me emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, me të cilin do të bashkëbisedojë mbi krizën e Gjirit dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve.

Në turnin e tij të Gjirit, Erdoğan shoqërohet nga një delegacion me figura të larta qeveritare, në mesin e të cilëve edhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri për Energji dhe Resurse Natyrore, Berat Albayrak, dhe një sërë ministrash tjerë qëveritarë.

Global

Paraprakisht, Erdoğan zhvilloi bisedime me krerët e Arabisë Saudite dhe Kuvajtit në kuadër të përpjekjeve të tij për të zgjidhur krizën e Gjirit të cilës i parapriu prishja e marrëdhënieve diplomatike të katër shteteve arabe me Katarin, të cilin e akuzojnë se përkrah terrorizmin.

Kriza e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin për akuza të pretenduara se mbështet terrorizmin, të cilat autoritetet në Doha i kanë mohuar dhe bllokadën e shohin si një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare.

T mobile In article [4]