Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka biseduar për situatën dje në Siri në një takim në Stamboll me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergej Shojgu, deklaroi sot zëdhënësi i kryesimit turk, Ibrahim Kalan.

Në takim janë shqyrtuar çështje për krijimin e zonave për deeskalim në Siri.

Ata kanë biseduar edhe për negociatat e ardhshme për Sirinë në Astanë.

Takimi ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës në Siri do të mbahet më 4 dhe 5 korrik në Astanë.

Kalan gjithashtu përmendi se Ankaraja konsideron për një takim midis Erdoganit dhe Putinit në samitin G-20 në Hamburg.