Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot në Ankara se ajo që aktualisht Izraeli po bën në Jerusalem është përpjekje për të marrë Xhaminë Al Aksa nga duart e muslimanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në qoftë se sot ushtarët izraelitë ndotin pa brenga me çizmet e tyre kopshtin e Al Aksasë duke u arsyetuar me arsyetime shumë të thjeshta, nëse aty derdhet lehtë gjaku i muslimanëve, atëherë kjo është nga shkaku se ne nuk i dalim zot sa duhet Jerusalemit”, tha Erdoğan në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

“Ajo që Izraeli po bën në Jerusalem është përpjekje për të marrë Al Aksanë nga duart e muslimanëve”, shoti president Erdoğan.

Ai po ashtu tha se ka ardhur koha që “të lihen mënjanë gënjeshtrat që në të kaluarën janë përfshirë me qëllim apo gabimisht në tekstet shkollore dhe për gjenerata janë rrënjosur në mendje, se gjoja arabët na kanë goditur pas shpine”.

Ndryshe, tensionet e fundit mes izraelitëve dhe palestinezëve u ngritën pasi autoritetet izraelite mbyllën kompleksin Al Aksa dhe vendosën detektorë të metalit pasi paraprakisht më 14 korrik policia vrau tre palestinezë me arsyetimin se kanë ndërmarrë sulm të armatosur.

T mobile In article [4]

Palestinezët e kanë kundërshtuar këtë praktikë, duke protestuar dhe falur namazin pranë kompleksit Al Aksa, ndërkohë që u përballën me ndërhyrje të forcave izraelite, të cilët shkaktuan edhe viktima.