Nora dhe Roberti sollën mbrëmë këngën e tyre më të rë si një surprizë fantastike për gjithë fansat e dyshes.

Roberti dhe Nora përpos që janë një qift fantastik këtë herë e kanë dëshmuar edhe më shumë këtë gjë. Dyshja kanë realizuar një këngë dhe videoklip të përkryer për stinën e verës.

E veçanta e këtij projekti është falënderimi që i është bërë Era Istrefit, yllit kosovarë që po arrin majet e suksesit në gjithë botën e që sigurisht është përkrahja më e madhe edhe e motrës së saj Norës.

Era është falënderuar bashkë me Vig Popan dhe Seven Saraqi e që ka mundësi të kenë qenë pikërisht tekstshkruesit e kësaj kënge, pasi Era vlerësohet të ketë edhe një talent fantastik për shkrime të teksteve.

Kënga e dyshes po pritet mirë, e suksesi është mëse i siguruar.