Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, është një ndër femrat shqiptare më të ndjekura në rrjetin social Instagram. Falë edhe famës së saj të madhe ndër vite, Era ka krijuar edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Por së fundmi ajo ka publikuar disa imazhe në InstaStory, në të cilat shfaqet në stilin pak më “gangsta” se zakonisht.

E veshur shkurt dhe me zinxhirë, Era nuk hezitoi që në disa prej pozave të saj, të ngritë edhe gishtat e mesëm lart. Pritet që brenda pak ditësh, ajo të prezantojë për fansat projektin e saj më të ri muzikor.