Me rastin e 31 vjetorit të këngëtarit Ledri Vula nuk ka munguar as edhe urimi i Era Istrefit. Kolegia e tij, njëherësh mikja e vjetër ka zgjedhur një foto ku shihet bashkë me Ledrin për ta uruar atë për ditëlindje.

‘Urime ditëlindjen shoku im i skuadrës’, ka shkruar Era Istrefi përkrah fotografisë së publikuar.

‘Shumë pis’ mban titullin projekti i tyre i përbashkët i cili ka rezultuar me një sukses të madh në 2015. Ata të dy madje e kanë të njëjtin menaxher, Faton Shoshin, që është njëkohësisht edhe i dashuri i Erës.