Miqtë e mirë, paskan edhe ditëlindjen afër njëri tjetrit.

Reperi Ledri Vula e këngëtarja Era Istrefi, njihen si shokë të mirë të estradës dhe mjaft të afërt me njëri tjetrin.

Bashkëpunimi “Je shumë pis”, është bërë si ‘hajmali’ për miqësinë e tyre, ngase që atëherë ata kanë treguar respekt të madh për njëri tjetrin, duke e shprehur këtë edhe përmes rrjeteve sociale.

Ledri feston sot ditëlindjen, e i mbush 31 vjet dhe një urim special ka ardhur nga Era, e cila ka shkruar për reperin në profilin e saj në Instagram.

“Urime ditëlindjen shoku i ekipit”, është urimi i Erës, i shoqëruar me një fotografi të dy artistëve bashkë.

Në ditëlindjen e 23-të edhe Ledri e kishte uruar Erën në po të njëjtën mënyrë.