Prej javësh tashmë përflitet për një lidhje mes këngëtares Eni Koçi dhe këngëtarit Genc Prelvukaj.

Ata ende nuk e kanë pranuar këtë fakt megjithatë postimet mes tyre tregojnë të kundërtën. Të gjithë kujtojmë urimin e ndjerë të Prelvukaj për Enin dhe praninë e tij në ditëlindjen e saj.

Mesa duket tashmë është radha e saj. Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku i uron ditëlindjen duke shkruar:

“Urime ditelindjen Genc Prelvukaj. Te uroj vit te mbare, shendet dhe cdo gje te mire. Shume sukses dhe buzeqeshje ne ditet qe vijne. Edhe 100 tjera,”-përfundon urimi i këngëtares.

Ndërkohë Genci i ka kthyer një koment falënderues ku bie në sy një emoji me sy me zemra