Eni Çobani është tashmë një nga juristet më të famshme shqiptare, kjo për shkak të pjesëmarrjes së saj në spektaklin “E diela Shqiptare” me puntatën e saj “Shihemi në Gjyq” dhe është kthyer në një nga personazhet e preferuar të ekranit shqiptar.
Por ajo është edhe shumë aktive në rrjetet sociale. Edhe pse disi mbi peshë, ajo duket se nuk e vuan shumë këtë kompleks. Zakonisht ajo publikon shumë fotografi, të cilat i shoqëron edhe me shprehje të ndryshme, shruan Syri.net.
Por këtë herë ia ka përkushtuar një fotografi dhe një thënie ndjekësve të saj që kanë disa kile më tepër në peshë, duke thënë:
“Kush nga ju te gjinise time e ka problem shendetin me lejoni tju them vetem dicka:
Dhurata më e madhe është shëndeti. Pasuria më e madhe është kënaqësia. Dhe marrëdhënia më e mirë është besimi.
Te kesh shendet te qesh fytyra te ndrijne syte dhe mbushet zemra me lumturi. Ju uroj se pari shendet pastaj vijne te tjerat”, – përfundon postimi e saj Eni Çobanit