Dy të dënuarit tjerë në grup me ish-komandantin e UÇK’së Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku, ende nuk dihet nëse kanë marrë vendim lirues sikurse ky i pari.

Avokati i Selimit dhe Demakut, Tomë Gashi, ka thënë për KTV’në se ende nuk ka pranuar ndonjë vendim gjykate sikurse ai për Lushtakun.

Të tre, Lushtaku, Selimi i Demaku, janë dënuar në një rast të vetëm.