Këngëtarja Enca Haxhia, e cila njihet edhe si ‘Mbretëresha shqiptare’ e Instagramit, ka mbajtur së fundmi një koncert në Rahovec të Kosovës. Në atë mbrëmje Enca zgjodhi një veshje tej mase provokative, duke nxjerrë në masë të madhe gjoksin e saj.

Ajo shfaqi afërsi të madhe me fansat të cilët patën mundësi ta shikojnë nga afër. Vet këngëtarja nuk heziton që të jetë sa më provokative në paraqitjet e saj dhe që të tërheqë vëmendjen.

Por ajo zhgënjeu disi, pasi në këto foto duket se gjoksi i saj gjigant tashmë nuk është më në formën e më pashme, ai ka filluar që t’i varet.