Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se bisedimet janë duke shkuar mirë për rinovimin e kontratës së Emre Can, për të cilin interesohet Juventusi, transmeton Gazeta Express.

Të dielën në mëngjes u raportua se Can është pajtuar t’i bashkohet Juventusit, por Klopp e ka bërë të qartë se Liverpooli do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur lojtarin në “Anfield”, i cili ka kontratë me “Të Kuqtë” deri verën e ardhshme.

“Bisedimet kanë nisur dhe në këtë moment ka vetëm shenja pozitive. Do të thotë nuk ka ngecje në bisedime, por derisa të përfundojë gjithçka, nuk kemi çfarë të themi”, deklaroi Klopp.

“Emre është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nuk duam t’i shesim lojtarët që janë titullarë, apo zgjedhje e parë nga stoli. Emre padyshim është një nga ata dhe duam ta mbajmë, bisedimet janë në rrugën e duhur, janë të mira”, shtoi Klopp.

T mobile In article [4]