Alvaro Morata mbrëmë u konfirmua si lojtar i ri i Chelseat.

Por, për sulmuesin largimi nga klubi i zemrës, klubi ku u rrit dhe u ngrit si lojtar nuk ishte aspak i lehtë.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Realit shihet se si Morata për pak sa nuk përlotet teksa përshëndetet me të gjithë bashklojtarët.

Pas përshëndetjes emocionuese nga kampi stërvitor në UCLA të Kalifornisë ku po qëndron Real Madridi, spanjolli u drejtua për në Londër ku pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruaj me Chelsean.

Morata shënoi 14 gola sezonin e kaluar për Realin, por kishte minutazh të kufizuar.

T mobile In article [4]