Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara, Anwar Gargash i kërkoi sot Katarit të rikthehej në tryezën e negociatave duke nënvizuar se vendi i tij dhe aleatët nuk kërkojnë një ndryshim të regjimit, por të qëndrimit.

“Ne kemi dërguar një mesazh për Katarin, jemi shprehur se nuk dëshirojmë një përshkallëzim, ne nuk kërkojmë një ndryshim të regjimit, por kërkojmë një ndryshim të qëndrimit, jo ndryshim jetës politike të pavarur, por ndryshim të mbështetjes tuaj për ekstremizmin dhe terrorizmin”, deklaroi Gargash gjatë një fjalimi para qendrës së reflektimit “Chatham House”.

“Ne kemi nevojë të bëjmë këtë dhe kjo do të bëhet, kthehuni në tryezë dhe të punojmë së bashku”, shtoi ai.

Duke nënvizuar se Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit ku bëjnë pjesë Arabia Saudite, Katari, Omani, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, krijuar në vitin 1981, ishte në krizë, ai konfirmoi se nuk do t’i shërbente qëllimit përjashtimi i Katarit.

“Ajo që dëshirojmë vërtet është arritja e një marrëveshjeje dhe ndryshimi i qëndrimit të Katarit dhe ne mund të shkojmë drejt në marrëdhënieje të re”, shtoi ai.

T mobile In article [4]

“Ne nuk mund të kemi një anëtar që na dobëson dhe mbështet terrorizmin”, nënvizoi