Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka emëruar edhe 6 kryeshefë të Sektorëve për Punë të Brendshme. Toni Jakimovski do të jetë kryeshef i SPB-së në Shkup, kurse në pesë SPB tjera do të kthehen kryeshefat që ishin në këto poste gjatë mandatit të mëhershëm të Spasovskit, si ministër në qeverinë teknike, shkruan Gazeta Lajm.

Në SPB-në e Kumanovës kryeshef do të jetë Stojançe Veliçkoviq, në SPB Ohër – Sasho Smilevski, në SPB Veles – Zllate Janevski, në SPB Shtip- Lupço Trajkovski dhe në SPB Manastir – Sllavko Jovanovski.