Një video tronditëse është publikuar që tregon ekzekutimin e 18 të burgosurve në Libi.

Sipas Al Jazeera, personat që ekzekutohen janë luftëtarë të ISIS. Ata janë veshur me kostume ngjyrë portokalli dhe qëllohen me plumb pas koke.

Sipas mediave libaneze, pretendohet se luftëtarët e ISIS janë ekzekutuar nga komandanti i forcave lindore të Saiqës, Mahmoud Al-Werfalli. Al Jazeera thotë se Al-Werfalli po lexonte akuzat në një letër para se të urdhëronte ekzekutimin e të burgosurve të ISIS.

Këto pamje të rënda i përkasin datës 17 korrik. Pjesa lindore e Libisë tashmë kontrollohet nga ushtria kombëtare libiane, të cilat kanë sprapsur terroristët e ISIS. /tvklan.al

T mobile In article [4]