Çështja e Ballist Morinës dhe vendimi i gjykatës kroate të Dubrovnikut për ekstradimin e shqiptarit në Serbi ka vënë në lëvizje edhe institucionet shtetërore.

Burime diplomatike kanë thënë për SYRI.net se vetë ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka kontaktuar me autoritetet në Kroaci, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut.

Kjo gjykatë ka vendosur të ekstradojë në Serbi Ballist Morinën, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit me flamurin “Autochtonus” në stadiumin e Beogradit më nëntor të vitit 2015.

Burime diplomatike bëjnë me dije se ministri Demiraj është interesuar pranë shtetit kroat për një gjykim të drejtë të Ismail Morinës.

Gjithashtu mësohet se ministri Demiraj është në kontakt prej një muaji me autoritetet kroate.