Stërvitje e përbashkët ushtarake egjiptiane-franceze të quajtur “Kleopatra 2017” filloi sot në Detin Mesdhe dhe Detin e Kuq, deklaroi zëdhënësi i forcave ushtarako-detare në Egjipt, njofton TASS.

Sipas tij stërvitjet do të zgjasin disa ditë, ndërsa në to marrin pjesë bartës egjiptianë dhe francezë të helikopterëve nga klasa “Mistral”, disa fregata dhe motoskafë.

Marrin pjesë edhe aeroplanë ushtarakë, të aftë që të zbulojnë dhe të shkatërrojnë nëndetëse, si dhe gjuetarë F-16 nga forcat egjiptiane ushtarako-ajrore.

Gjatë stërvitjeve do të realizohen aktivitete të përbashkëta për planifikim dhe menaxhim të operacioneve ofensive dhe defansive, operacione për arrestim të shkelësve të ujërave territoriale, fluturime provë dhe aterime të helikopterëve edhe në kuvertat e “Mistral”-it, si dhe elemente të desantëve detarë.