Këngëtarja kosovare Edona Llalloshi, të martën ka publikuar këngën e saj më të re.

Projekti muzikor që ajo sapo ka sjellë, mbanë titullin “Çka m’bane”, ndërsa e bjen Edonën shumë ndryshe nga stili i saj muzikor.

Me shumë ritëm dhe me një stil më të freskët, Edona ka publikuar këngën bashkë me klipin që është xhiruar në Prizren, përderisa tekstin e muzikën e ka bërë Arsim Bunjaku.