Kryeministri Edi Rama surprizoi të gjithë me veshjen e tij gjatë Samitit të Triestes.

Ai kishte veshur një kostum serioz me kravatë, por ato që ranë në sy ishin atletet e tij ‘Adidas Super Star’. Tashmë të gjithë e dimë që atletet janë ‘dobësia’ e Ramës.

Gjatë fushatës ai është parë i veshur sportiv dhe asnjëherë nuk mungonin atletet e preferuar të Michaele Jordan, të cilat kishin një çmim marramendës.

Ato kushtonin 10 000 $. Këtë herë Rama ka veshur ‘Adidas Super Star’, që kushtojnë jo pak, por 200 Euro.