Federata shqiptare e Futbollit përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se për çështjen e Ismail Morinës – Ballistit, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë kontaktuar autoritet e mbrëmshme.

Një gjykatë e Kroacisë dje ka marrë vendim që Ismail Morina të ekstradohet në Serbi, për shkak të dronit që e kishte lëshuar gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri më 14 tetor 2014.

 FSHF-ja thotë se janë parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një çështje të tillë.

“FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti, Armand Duka ka pasur një komunikim intensiv me kryeministrin e vendit, Edi Rama për këtë problem. Kreu i Ekzekutivit së bashku me presidentin e FSHF-së kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim janë parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një çështje të tillë”, thuhet në faqen zyrtare të FSHF-së.