Futbollisti brazilian po pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane.

Paris Saint-Germain është duke përgatitur një ofertë për Philippe Coutinhon.

Sipas mediave franceze, Naser Al Khelaifi i ka prezantuar ofertën e tyre Liverpoolit.

Rreth 85 milionë euro synon të paguajë sheiku për të pasur shërbimet e sulmuesit të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.

Përveç PSG-së më herët për Coutinhon ka shprehur interesim edhe Barcelona.