Katari, eksportuesi i parë i gazit natyror të lëngshëm (LNG), njoftoi sot qëllimet e tij për të rritur prodhimin e tij të gazit me 30 për qind, ndërkohë që ky vend ndodhet nën një presion ekonomik nga fqinjët e tij.

“Mbreteria e vogël synon të prodhojë 100 milionë tonë gaz natyral duke filluar nga viti 2024”, deklaroi Saad al-Kaabi, pronari i gjigantit publik Qatar Petroleum gjatë një konference për shtyp në Doha.

“Ky projekt i ri do të përforcojë pozicionin e Katarit”, deklaroi Kaabi, duke shtuar se vendi i tij do të qëndrojë për një kohë të gjatë lider botëror i prodhimit të gazit natyror të lëngshëm.

Aktualisht Katari është prodhuesi i parë i LNG-së me 77 milionë tonë në vit.

Comments are closed.