Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti ka vendosur të largohet nga Torino.

Ai nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për fazën përgatitore dhe kjo lë të nënkuptohet që Ajeti nuk është në planet e klubit.

Por reprezentuesi i Shqipërisë së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.

Së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur edhe skuadra e njohur italiane, Palermo.

Palermo ka rënë në Serie B, por synon të rikthehet në vitin e ardhshëm në elitën e futbollit italian.

T mobile In article [4]

Ekipi sicilian i siguron pozitën e titullarit Ajetit dhe ky i fundit është i interesuar t’i bashkohet Palermos.

Në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra nga Serie A, Crotone.