Mediat shtetërore të Koresë Veriore u kanë tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara kundër “provokimeve të pamatura ushtarake” lidhur me tensionet për programet e armatimit atomik dhe raketave balistike të Penjanit.

Gazeta, Rodong Sinmun, sot  ka publikuar një koment ku thotë se Shtetet e Bashkuara “po vazhdojnë acarimin e gjendjes në gadishull duke sjellë rrezikun e një lufte atomike”.

Ky koment u bë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë ndërmarrë ushtrime të simuluara me zjarr të vërtetë kundër baterive raketore të “armikut”.

Gjatë këtij ushtrimi ushtarak, bombarduesit amerikanë të tipit B-1B fluturuan afër kufirit të fortifikuar ndërmjet Koresë Jugore dhe asaj Veriore, dhe kanë hedhur bomba prej 900 kilogramësh.

Gazeta e përmendur verikoreane ka komentuar se ushtrimi ishte “gabim i rrezikshëm ushtarak luftënxitës, që përpiqet ta ndezë fitilin e luftës atomike në gadishull”.