Për dukjen e Mihrije Brahës flitet me vite të tëra, pasi këngëtaren duket se e ka harruar plakja.

Ka disa ditë që ajo është duke pushuar, ndërsa ndjekësit e saj i ka mbajtur të informuar me anë të fotografive që i publikon në rrjetet sociale.

Ditë më parë solli edhe një imazh me bikini

Global
Në imazhet e postuara nuk kanë munguar edhe pozat me bikini, duke qenë se përkundër moshës që ka, Mihrija guxon të vë në pah linjat e saj.

Në ndërkohë, kemi raportuar se këngëtarja e njohur së shpejti do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor – videoklipin e këngës “Jam nxanë”.

T mobile In article [4]
Nuk ka munguar edhe poza me bashkëshortin
Në një prononcim të mëhershëm për Telegrafin, ajo i ka shpalosur detajet e projektit të saj më të ri, transmeton Telegrafi.

“Është një këngë me tematikë verore, për muzikën dhe tekstin e së cilës është kujdesur DJ Cimi. Është një këngë ritmike, e cila shpresoj të pëlqehet nga publiku”, ka thënë mes tjerash Mihrija.