Edhe dy tërmete janë ndjerë herët në mëngjes në rajonin epiqendror të Ohrit, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Epiqendrat e këtyre tërmeteve kanë qenë 10 kilometra në lindje të Ohrit. I pari është regjistruar në orën 3 e 9 minuta me Magnitudë të Rihterit 2,8 ndërsa është ndjerë në Ohër, Resnjë dhe rrethinë me intensitet prej III-IV shkallë sipas Shkallës evropiane makrosizmike. I dyti ka ndodhur në orën 3 e 54 minuta me magnitudë të Rihterit 3,7 dhe intensitet prej V ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmetet nga kjo seri, që ka filluar nga 18 qershori, përveç shqetësimit tek popullata në rajonin epiqendror të Ohrit, nuk kanë shkaktuar dëme materiale