Kryetari i Mitrovicës, njëherësh nënkryetar i Aleancës Kosova e Re thotë se partia e tij nuk do ta votojë në asnjë mënyrë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Bahtiri thotë se AKR ka mendime të prera lidhur me këtë çështje.

“Ne ua kemi thënë, e dini shumë mirë që aty ku është PDK, AKR nuk do ta votojë. Ne nuk do ta votojmë Veselin për kryetar të Kuvendit”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

 Megjithatë, Bahtiri nuk e hedhë poshtë mundësinë të votojë ndonjë kandidat tjetër për të parin e Kuvendit nga PDK. “Në rast se nuk është Veseli por është ndonjë kandidat tjeter atëherë do ta shqyrtojmë, ndoshta”, ka shtuar Bahtiri.

Vlen të përmendim faktin se PDK ende nuk e ka treguar zyrtarisht se kush do të jetë kandidat për të parin e Kuvendit, megjithëse po përflitet të jetë Kadri Veseli.